“Filloni implementimin e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, punëtorët privat të paguhen nga 300 euro”

14.06.2021

Është duke u mbajtur seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. Deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ketë prioritet vaksinimin e popullatës kundër COVID-19. Sipas Hamzës vaksinimi i popullit lidhet edhe me rimëkëmbjen ekonomike. Poashtu ai tha se gjendja ekonomike […]

“Filloni implementimin e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, punëtorët privat të paguhen nga 300 euro” Foto: SuharekaOnline

Është duke u mbajtur seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ketë prioritet vaksinimin e popullatës kundër COVID-19.

Sipas Hamzës vaksinimi i popullit lidhet edhe me rimëkëmbjen ekonomike.

Poashtu ai tha se gjendja ekonomike është e rëndë dhe se sa më parë Qeveria të filloj me implementimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, pasi që ky ligj pas 6 muajve do të shfuqizohet.

Hamza ka kërkuar nga qeveria që pagat e punëtorëve të sektorit privat të jenë 300 euro, që familjet që marrin ndihma sociale të marrin nga 100 euro shtesë për muajt maj-gusht, e të falen gjobat që janë shqiptuar gjatë pandemisë.