Fillon subvencionimi i energjisë elektrike për mbi 72,000 familje të cenueshme

para 24 dite

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se mbi 72,000 familje të cenueshme në Kosovë do të përfitojnë subvencionim të energjisë elektrike, një iniciativë që fillon nga fatura e nëntorit dhe do të vazhdojë për gjashtë muaj me radhë.

Fillon subvencionimi i energjisë elektrike për mbi 72,000 familje të cenueshme

Ky subvencionim, i cili do të realizohet direkt në faturat e energjisë elektrike, ka si qëllim mbështetje për familjet që kanë nevojë më shumë për ndihmë në përballimin e kostove të energjisë.

Ky projekt është pjesë e Programit për Mbështetjen e Familjeve të Cenueshme, i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian. Programi ka për qëllim të lehtësojë ngarkesën financiare për familjet më të prekura, duke siguruar që ata të kenë mundësinë të paguajnë shpenzimet për energjinë elektrike, pa pasur ndikim të madh në buxhetin e familjeve të tyre.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike është ende i hapur në platformën eKosova. Ky program ofron mbështetje për familjet e cenueshme, duke u ndihmuar në mbulimin e kostove të energjisë elektrike për një periudhë gjashtëmujor. Për t’u kualifikuar, familjet duhet të kenë pasuri të paluajtshme nën 100,000 euro dhe të ardhura mesatare mujore për anëtar nën 150 euro. Aplikimi është i hapur për të gjithë ata që plotësojnë këto kushte, dhe mund të realizohet lehtësisht përmes platformës eKosova.

Etiketat