Fillon protesta e punëtorëve të shtetit, i kërkojnë Kurtit t’ua plotësojë kërkesat për ta shmangur grevën

20.05.2022

Kjo protestë është organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). Në pankartat e protestuesve thuhet: “Kryeministër! Realizo kërkesat tona! Parandalo grevën e përgjithshme”, “100€ rritje page deri në miratimin e Ligjit për Paga për të gjithë të punësuarit në shërbimin publik përfshirë edhe punëtorët e ndërmarrjeve publike”. Kërkesat e protestuesve janë vazhdimi […]

Fillon protesta e punëtorëve të shtetit, i kërkojnë Kurtit t’ua plotësojë kërkesat për ta shmangur grevën Foto: SBASHK - Facebook

Kjo protestë është organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Në pankartat e protestuesve thuhet: “Kryeministër! Realizo kërkesat tona! Parandalo grevën e përgjithshme”, “100€ rritje page deri në miratimin e Ligjit për Paga për të gjithë të punësuarit në shërbimin publik përfshirë edhe punëtorët e ndërmarrjeve publike”.

Kërkesat e protestuesve janë vazhdimi i 100 eurove për çdo muaj deri sa të gjejë zbatim Ligji i Pagave, ligj ky në të cilin kërkoken të merren parasysh propozimet e Federatave Sindikale anëtare të BSPK-së, po ashtu fillimin e zbatimit të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor dhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Në këtë protestë po marrin pjesë edhe mësimdhënësit, ku këtë e ka bërë të ditur dje SBASHK-u përmes një komunikate duke thënë se mësimi sot nuk do të mbahet, pasi që të punësuarit në arsim do të jenë prezent në protestë.