Fillimi i vitit të ri shkollor, KOMF kërkon mobilizim për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve

Fillimi i vitit të ri shkollor, KOMF kërkon mobilizim për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve

Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, MASHTI në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit është duke bërë përgatitjet që viti i ri shkollor të fillojë me kohë e me prezencë fizike në mjediset shkollore.

KOMF bën thirrje për mobilizim, krijim të kushteve infrastrukturore në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së, respektim të masave dhe vaksinim të të gjithë mësimdhënësve, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve në procesin mësimor.

Për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve, KOMF u bën thirrje:


Mësimdhënësve, të vaksinohen për shkak të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm, me theks të veçantë shëndetit të fëmijëve;

DKA-ve, për krijim të kushteve infrastrukturore, dezinfektim të rregullt të shkollave dhe pajisje të shkollave me mjete dezinfektuese, si dhe monitorim të vazhdueshëm e rigoroz të zbatimit të masave për parandalimin e Covid-19;

Nxënësve dhe mësimdhënësve, për zbatim të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19 duke bartur maskat, respektuar distancën fizike dhe mirëmbajtur higjienën;

MASHTI-t për inspektim rigoroz të zbatimit të masave;

MASHTI-t, komunave dhe shkollave për vënien e fokusit te shëndeti mendor i fëmijëve, angazhimin e psikologëve qoftë edhe përkohësisht në shkolla, me qëllim të përmirësimit të shëndetit mendor të fëmijëve, por edhe të mësimdhënësve, të rënduar nga pandemia Covid-19. Të sigurohet që të paktën një psikolog të jetë në dispozicion për një shkollë.

MASHTI-t në bashkëpunim me DKA-të, të sigurojnë mbarëvajtjen e punës së mësimit plotësues/shtesë për të siguruar përmirësimin e gjendjes së fëmijëve në mësimnxënie, sidomos për fëmijët të cilët nuk e kanë ndjekur mësimin në distancë.

MASHTI-t dhe MSH-së bashkë me komunat, të sigurojnë realizimin e vizitave të rregullta shëndetësore të fëmijëve në shkolla.  

KOMF kërkon mobilizim të gjithëmbarshëm, krijim të kushteve dhe respektim të masave nga nxënësit dhe mësimdhënësit, për të ruajtur shëndetin e fëmijëve si dhe për të mundësuar një vit shkollor efektiv.

Varësisht prej situatës epidemiologjike, MASHTI dhe komunat duhet të aplikojnë skenarët sipas rekomandimeve të IKSHPK.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë