FC Ballkani zyrtarizon përforcimin e radhës, Laorent Shabani firmos kontratë dyvjeçare
18.07.2026
FC Ballkani ka prezantuar përforcimin më të ri për sezonet e ardhshme. Klubi nga Suhareka ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin anësor Laorent Shabani, i cili ka firmosur kontratë dyvjeçare me kampionët e Kosovës.
Foto: Ilustrim
Shabani pritet t’i shtojë më shumë alternativa fazës ofensive të skuadrës, falë shpejtësisë dhe aftësive të tij në repartin e sulmit.
Nga klubi kanë bërë të ditur se lojtari i ri do të jetë pjesë e ekipit në garat vendore dhe sfidat ndërkombëtare që e presin Ballkanin në sezonet e ardhshme.
“Mirë se vjen në familjen e Ballkanit, Laorent!”, ka shkruar klubi në njoftimin zyrtar.
Me këtë transferim, FC Ballkani vazhdon përforcimin e skuadrës në përpjekje për të qenë konkurrues në garat e reja.

