Fatmir Limaj rizgjidhet kryetar i NISMËS Socialdemokrate, premton angazhim për zgjedhjet lokale
Sot, në Kuvendin Zgjedhor të NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj është rizgjedhur kryetar i partisë.
Foto: Ilustrim
Në këtë kuvend morën pjesë 350 delegatë, të cilët e rizgjodhën Limajn me votim të hapur, pa asnjë votë kundër.
Pas rizgjedhjes, Limaj u zotua se do të punojnë fort për zgjedhjet lokale, duke bërë thirrje për angazhim të përbashkët për të mirën e Kosovës.
“Do të punojmë fort për zgjedhjet lokale, derisa bëri thirrje që secili të angazhohet për Kosovë,” tha Limaj.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e forcimit të shtetit të Kosovës, duke vënë në pah nevojën për interesa nacionale.
“Do të vazhdoj të paraqes vizionin e partisë, përmes politikave të pjekura dhe shtetformuese që shohin më larg nga ajo që shihet më shumë. Jemi ithtarë të hapjes së një dialogu social, qasja ndaj shtetit, punës, ligjit, familjes, edukimit, shëndetësisë, komunikimit të përbashkët,” shtoi Limaj.
Limaj u zotua se do të punojnë për të ofruar zgjidhje dhe kompromise kur ka dallime, dhe për të tejkaluar interesat partiake në shërbim të vendit.