Estonia pro liberalizimit të vizave për Kosovën

27.08.2020

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm nga Estonia, Urmas Reinsalu. Zhvillova një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm nga Estonia, Urmas Reinsalu, ka bërë të ditur Haradinaj-Stublla. Me homologun estonez theksuam nevojën për thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, dhe zgjerimin e gamës së bashkëpunimit ekonomik. […]

Estonia pro liberalizimit të vizave për Kosovën Foto: Ilustrim

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm nga Estonia, Urmas Reinsalu.

Zhvillova një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm nga Estonia, Urmas Reinsalu, ka bërë të ditur Haradinaj-Stublla.

Me homologun estonez theksuam nevojën për thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, dhe zgjerimin e gamës së bashkëpunimit ekonomik.

Z.Reinsalu më konfirmoi që Estonia si shtet anëtar i BE-së do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave dhe integrimit Euro-Atlantik të Kosovës.