Emisari evropian Sorensen viziton Kosovën, fokusi te dialogu

para 34 dite

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pritet të vizitojë Kosovën javën e ardhshme, në një përpjekje për të ringjallur procesin e dialogut të Brukselit, i cili ka ngecur për muaj të tërë.

Emisari evropian Sorensen viziton Kosovën, fokusi te dialogu Foto: AFP PHOTO ELVIS BARUKCIC (Photo by ELVIS BARUKCIC / AFP)

Diplomati danez do të qëndrojë në Prishtinë më 18 dhe 19 mars, në vizitën e tij të parë zyrtare që nga marrja e detyrës më 1 shtator të vitit të kaluar. Ai pason në këtë post Miroslav Lajçakun, i cili e mbajti atë për gati pesë vjet.

Sorensen vjen në Kosovë në një kohë kritike, kur dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka mbetur në vendnumëro. Një nga temat kryesore të diskutimit pritet të jetë zbatimi i deklaratës për të pagjeturit, një çështje e ndjeshme për të dyja palët. Takimi i fundit i ekspertëve në Bruksel mbi këtë temë dështoi, duke thelluar më tej shqetësimet për ecurinë e dialogut.

Përveç çështjes së të pagjeturve, Sorensen do të përqendrohet edhe në përgatitjen e terrenit për vazhdimin e dialogut në përgjithësi. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka shprehur pakënaqësi me formatin aktual të dialogut dhe ka paralajmëruar se do të shqyrtojë mundësitë për ta bërë atë më efektiv.

Vizita e Sorensen vjen në një moment delikat, kur marrëdhëniet Kosovë-Serbi janë të tensionuara. Shpresohet se prania e tij dhe përpjekjet e BE-së do të ndihmojnë në gjetjen e një rruge përpara për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Etiketat

Ofertat e fundit