Edhe vota e deputetit Avdyli për Qeverinë Hoti do të dihet në ditën e votimit

29.04.2020

Bashkë me Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, edhe dy deputetët e LDK-së, Ardian Shala dhe Haxhi Avdyli kanë votuar kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti. E paqartë mbetet nëse ata do të ngritin dorën pro Qeverisë me Kryeministër Avdullah Hotin që është paralajmëruar të formohet ditëve në vijim. Dje në […]

Edhe vota e deputetit Avdyli për Qeverinë Hoti do të dihet në ditën e votimit Foto: Ilustrim

Bashkë me Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, edhe dy deputetët e LDK-së, Ardian Shala dhe Haxhi Avdyli kanë votuar kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

E paqartë mbetet nëse ata do të ngritin dorën pro Qeverisë me Kryeministër Avdullah Hotin që është paralajmëruar të formohet ditëve në vijim.

Dje në një prononcim për SuharekaOnline, Ardian Shala nuk e ka mohuar ose pohuar votën e tij pro Qeverisë Hoti por e ka lënë si mundësi të hapur dhe se vota e tij do të shihet gjatë mbajtjes së seancës për votimin e qeverisë.

Gjithashtu ai ka treguar se është edhe duke u këshilluar me qytetarë dhe struktura të partisë dhe se një pjesë dërmuese e strukturave janë duke i kërkuar që të qëndrojë pro kryeministrit të LDK-së.

Ndërsa edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka thënë se votën do ta tregoj vetëm në Parlament në ditën e votimit të Qeverisë.