Prishtinë, dy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal

25.12.2024

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur brenda një lokali në Prishtinë.

Prishtinë, dy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal Foto: Ilustrim

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se shpërthimi dyshohet se ka ndodhur nga një bombolë gazi. 

“Rreth orës 23:00 në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policor kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të  vendit të ngjarjes. Bazuar në nformacionet e  para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Deri tani bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime”, tha Ahmeti.

Ajo tha se Policia është në vendngjarje dhe po merret me  trajtimin e rrethanave të ngjarjes.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More