Drejtorët e Arsimit koordinohen me MASHTI-n për vitin e ri shkollor
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) janë shprehur të gatshëm dhe se janë bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor më 1 shtator. Ndërsa në funksion të përgatitjes dhe marrjes së masave të duhura për fillimin e vitit të ri shkollor […]
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) janë shprehur të gatshëm dhe se janë bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor më 1 shtator.
Ndërsa në funksion të përgatitjes dhe marrjes së masave të duhura për fillimin e vitit të ri shkollor 2021-2022, Asociacioni i Komunave të Kosovës organizon takimin e përbashkët me Drejtorët Komunalë për Arsim dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).
Në këtë takim do të shpaloset plani i fillimit të vitit të ri shkollor me skenarët e mundshëm si dhe lidhur me çështjen e vaksinimit të mësimdhënësve dhe respektimin e masave anti-COVID-19 për të mundësuar fillimin e vitit të ri shkollor me prani fizike.
Ndryshe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se punëtorët në sektorin e arsimit janë vaksinuar në numër të madh.
“Për fillimin e vitit të ri shkollor gatishmëria e punëtorëve të arsimit është, vaksinimi po shkon mbarë por unë mendoj se fjalën përfundimtare për fillimin e vitit të ri shkollor duhet ta thonë institucionet e thirrura”, tha ai.