[DOKUMENT] Në 2014 auditori kishte gjetur “shkeljet” e Sali Asllanajt për çka akuzohet sot

14.11.2018

“Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohen se duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, lidhur me  Marrëveshjen për Mirëkuptim dhe Bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Suharekës dhe OJQ-së “Kosovo Hope” për projektin “Transporti i nxënësve”, duke shkelur Ligjin e Prokurimit Publik nr.04/L-042, Ligjin për […]

[DOKUMENT] Në 2014 auditori kishte gjetur “shkeljet” e Sali Asllanajt për çka akuzohet sot Foto: Ilustrim

“Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohen se duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, lidhur me  Marrëveshjen për Mirëkuptim dhe Bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Suharekës dhe OJQ-së “Kosovo Hope” për projektin “Transporti i nxënësve”, duke shkelur Ligjin e Prokurimit Publik nr.04/L-042, Ligjin për menaxhimin e financave publike nr.03/L-048, si dhe Rregulloren financiare nr.01/2013, me ç’rast i shkaktojnë dëm buxhetit të Kosovës në shumën totale prej 10.556.00 €”, thuhet tutje.

Në lidhje me këtë rast, Asllanaj kishte thënë  se kjo aktakuzë është e paqëndrueshme, pasi sipas tij komuna e ka pasur për detyrë të sigurojë transportin e nxënësve të fshatit Nishor.

Mirëpo shkelja në fjalë ishte dokumentar edhe në raportin e Zyrsës së Auditorit për vitin 2014 ku thuhet se:

” Një pagesë prej 16,000€ i ishte bërë OJQ Kosova Hope bazuar në një marrëveshje mirëkuptimi që arrinte 61,000€ e cila ishte financuar nga komuna me 26,000€ dhe 35,000€ nga OJQ. Pagesa prej 16,000€ ishte bërë në mungesë të
faturave dhe dëshmive të duhura”