Dogana ndalon kontrabandën me produkte estetike “Botox” dhe “Filler” me vlerë afro 10 mijë euro

04.11.2025

Njësitë operative të Doganës së Kosovës kanë ndaluar një rast kontrabande me produkte estetike të paautorizuara, gjatë një aksioni të zhvilluar në magjistralen Prishtinë–Ferizaj.

Dogana ndalon kontrabandën me produkte estetike “Botox” dhe “Filler” me vlerë afro 10 mijë euro Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit zyrtar, oficerët doganorë kanë ndaluar një veturë të dyshimtë që dyshohej se përdorej për shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara. Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur rreth 100 paketime të produkteve estetike “Botox” dhe “Filler”, të cilat nuk kishin dokumentacion përcjellës apo origjinë të njohur.

Vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara arrin në 9,479.49 euro, ndërsa hetimet e para tregojnë se produktet janë futur në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale, duke shmangur kontrollet doganore dhe pa respektuar standardet e ruajtjes që kërkohen për produkte të tilla.

Dogana paralajmëron se përdorimi i këtyre produkteve të kontrabanduara paraqet rrezik serioz për shëndetin publik, pasi ato nuk janë testuar, nuk kanë certifikime ligjore dhe janë ruajtur në kushte të papërshtatshme.

“Dogana e Kosovës do të vazhdojë me procedurat hetimore në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe apelon te qytetarët që të shmangin blerjen e produkteve të pasigurta dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që lidhet me kontrabandën dhe tregtinë ilegale,” thuhet në komunikatën zyrtare.

Ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Doganës për të luftuar tregtinë ilegale dhe për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More