MAShTI: Të hënën në pushim të gjitha shkollat e Kosovës

10.06.2021

Të hënën më 14 qershor në të gjitha institucionet edukative arsimore të arsimit parauniversitar do të ketë pushim. Kjo për nder të 12 qershorit – Ditës së Paqes. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) që nesër (e premtë) 11 qershor 2021 në të gjitha shkollat […]

MAShTI: Të hënën në pushim të gjitha shkollat e Kosovës Foto: Ilustrim

Të hënën më 14 qershor në të gjitha institucionet edukative arsimore të arsimit parauniversitar do të ketë pushim.

Kjo për nder të 12 qershorit – Ditës së Paqes.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) që nesër (e premtë) 11 qershor 2021 në të gjitha shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, ora e parë e mësimit t’i kushtohet 12 qershorit – Ditës së Paqes.

Për nder të kësaj dite që shënon hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë, sipas kalendarit shkollor për vitin 2020/21, në të gjitha institucionet edukative arsimore të arsimit parauniversitar do të ketë pushim të hënën, më 14 qershor 2021.

Po ashtu, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) inkurajon shkollat që me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër punës së fëmijëve të përfshijnë edhe aktivitete vetëdijësuese kundër formave të rënda të punës së fëmijëve, pasojave në shëndet, zhvillimin e fëmijës, dëmit si dhe raportimit drejt institucioneve përgjegjëse.