Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut, Policia e Kosovës jep shembull humanitar në Prishtinë

para 36 dite

Në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut, sot më 14 qershor 2025, sheshi “Nëna Terezë” në Prishtinë u bë qendra e një aktiviteti sensibilizues dhe humanitar të organizuar nga Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut (QKTGJ).

Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut, Policia e Kosovës jep shembull humanitar në Prishtinë

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore, në këtë aktivitet morën pjesë edhe pjesëtarët e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës. Përkundër faktit se kishin dhuruar gjak vetëm tre muaj më parë dhe ndonëse janë të angazhuar vazhdimisht në terren, ata sërish iu përgjigjën thirrjes për të dhuruar gjak.

Policia e Kosovës theksoi në një postim në Facebook se ky veprim shpalos edhe një herë përkushtimin e tyre për të qenë në shërbim të jetës dhe të qytetarëve, duke dhënë më të çmuarën – gjakun e tyre, për ata që sot, ndoshta edhe në këtë moment, kanë nevojë për një pikë gjak që u shpëton jetën.

“Ky është shembull që flet më shumë se fjalët,” thuhet në postim.

Me moton “DHURO JETË – DHURO GJAK!”, QKTGJ dhe Policia e Kosovës ftojnë të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj jave humanitare. Jepni pak nga vetja për të shpëtuar jetën e dikujt tjetër!

Etiketat

Ofertat e fundit