Diaspora dërgon 750 milionë euro për 7 muaj, konsiderohet ndihmesë e madhe për ekonominë

07.10.2021

Gjatë muajve korrik dhe gusht në vendin tonë pati një fluks të madh mërgimtarësh në aeroport dhe kufijë, ku kanë ardhur në Kosovë për të vizituar familjet e tyre dhe t’i kalojnë pushimet verore. Diaspora për shtatë muaj dërgoi në Kosovë 750 milionë euro, shifër kjo rekorde që nga paslufta. Duke marrë për bazë pandeminë […]

Diaspora dërgon 750 milionë euro për 7 muaj, konsiderohet ndihmesë e madhe për ekonominë Foto: Ilustrim

Gjatë muajve korrik dhe gusht në vendin tonë pati një fluks të madh mërgimtarësh në aeroport dhe kufijë, ku kanë ardhur në Kosovë për të vizituar familjet e tyre dhe t’i kalojnë pushimet verore.

Diaspora për shtatë muaj dërgoi në Kosovë 750 milionë euro, shifër kjo rekorde që nga paslufta.

Duke marrë për bazë pandeminë COVID-19 si dhe humbjet e bizneseve, këto dërgesa të diasporës për Lirim Krasniqi nga “Germin”, janë impakt i jashtëzakonshëm për ekonominë e vendit tonë.

Ai ka bërë të ditur se kjo shifër është vetëm e dërgesave që kanë ardhur nga jashtë, pa e përmendur qëndrimin e tyre në vend si dhe shpenzimet që kanë bërë.

Po ashtu, Krasniqi ka thënë për EkonomiaOnline se kanë vërejtur një numër të dërgesave rekord nga diaspora krahasuar që nga vitet e pasluftës.

“Ne dje kemi publikuar një grafikë lidhur me remitencat për këtë vit, respektivisht deri në muajin gusht, dhe ajo që kemi vërejt është se kemi një numër të dërgesave rekord nga diaspora krahasuar që nga vitet e pasluftës, e flasim për periudhën janar-gusht një shifër prej 750 milionë euro”, tha Krasniqi.

Sipas tij, krejt kjo ndihmon në ruajtjen e paqes sociale, sepse shumë familje burimin e kanë nga remitancat.

“Kjo e ndihmon këtë ruajtjen e paqes sociale, sepse shumë familje në Kosovë e kanë burimin nga remitancat, por marrë në përgjithësi nuk është që ka një rrjedhje të parasë përmes konsumit të përditshëm”, shtoi ai.