Diaspora dërgoi mbi 1 miliard euro në Kosovë gjatë pandemisë

05.06.2021

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimit me COVID-19 në Kosovë. Si pasojë e pandemisë, Qeveria e vendit mori disa masa për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, ku masa më e rëndë ishte ajo e mbylljes së bizneseve për kohë të pacaktuar. Kështu shumë persona […]

Diaspora dërgoi mbi 1 miliard euro në Kosovë gjatë pandemisë Foto: SuharekaOnline

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimit me COVID-19 në Kosovë.

Si pasojë e pandemisë, Qeveria e vendit mori disa masa për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, ku masa më e rëndë ishte ajo e mbylljes së bizneseve për kohë të pacaktuar.

Kështu shumë persona humbën vendin e tyre të punës, e duke u thelluar kriza ekonomike familjare njëashtu edhe ekonomia e vendit.

Por, ndihma e diasporës për familjet në Kosovë ka bërë që mos të thellohet edhe më shumë kriza ekonomike.

Në një përgjigje për lajmi.net, zëdhënësi i Bankës Qëndrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, ka bërë të ditur vlerën e remitencave të dërguara në Kosovës gjatë vitit të parë të pandemisë.

“Vlera e përgjithshme e remitencave të dërguara në Kosovë gjatë periudhës mars 2020 – mars 2021 ishte 1 miliard e 97 mijë euro”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Ai ka thënë se shumica e remitencave janë dërguar nga shtetet gjermano-folëse.

“Më së shumti dërgesa ka pasur nga Gjermania, Zvicra, Austria, të cilat janë përcjell nga Shtetet e Bashkuara e Amerikës dhe Franca”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe edhe Qeveria e kaluar e Kosovës por edhe ajo aktuale, janë munduar të ndihmojnë bizneset dhe qytetarët përmes Pakove Emergjente dhe atyre të Rimëkëmbjes Ekonomike.

Ndërsa tashmë shumica e masave kundër COVID-19 janë lehtësuar, pasi që edhe rastet e infektimeve me këtë virus kanë rënë dukshëm.