Dështimi i 27-të i Kuvendit, deputetët mblidhen sërish të shtunën pas Bajramit

06.06.2025

Ngërçi politik në Kosovë vazhdon, teksa deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish të shtunën, një ditë pas festës së Kurban Bajramit, në tentativën e 28-të për të konstituar legjislaturën e re.

Dështimi i 27-të i Kuvendit, deputetët mblidhen sërish të shtunën pas Bajramit Foto: Ilustrim

Seanca do të nisë në orën 11:00.

Edhe të enjten, deputetët dështuan ta funksionalizojnë parlamentin për herë të 27-të. Kjo seancë u thirr pas vetëm 24 orësh, ndryshe nga praktika e zakonshme prej 48 orësh, me dakordimin e të gjithë deputetëve për të pushuar sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ngërçi parlamentar, që tashmë po vazhdon prej gati dy muajsh, është pasojë e insistimit të Lëvizjes Vetëvendosje për votim të fshehtë për kandidaten e tyre për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun. Haxhiu nuk po arrin të sigurojë shumicën e nevojshme të votave për t’u bërë shefe e deputetëve.

Situata aktuale mbetet e tensionuar, me pasiguri mbi fatin e Kuvendit dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja nëse bllokada vazhdon.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More