Deputeti i PDK-së: Qeverinë s’e votojmë, por përkrahim ato që janë në interes të vendit
Tashmë deputetët kanë filluar që të mblidhen në Kuvendin e Kosovës për seancën plenare për votimin e Qeverisë të propozuar nga Albin Kurti. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, e ka konfirmuar edhe një herë se ky subjekt politik nuk do ta votojë Qeverinë Kurti. Por, Kuçi ka thënë se ne si […]
Tashmë deputetët kanë filluar që të mblidhen në Kuvendin e Kosovës për seancën plenare për votimin e Qeverisë të propozuar nga Albin Kurti.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, e ka konfirmuar edhe një herë se ky subjekt politik nuk do ta votojë Qeverinë Kurti.
Por, Kuçi ka thënë se ne si PDK do të përkrahim vendime e ligje që janë në interes të shtetit.
“Është qëndrim opozitar dhe opozita natyrisht nuk do ta vtojë qeverinë, por kjo nuk do të thotë se ato që janë në interest ë vendit në të ardhmen nuk do ta votojmë. Unë e kam provu edhe pozitën edhe opozitën, kushdo që është sot në pozitë duhet të përgatitet për pozitë e kushdo që është në pozitë mund të jetë në të ardhmen në opozitë”, ka thënë Kuçi para mediave.
Ndryshe, kanë mbetur më pak se gjysmë orë që nga fillimi i seancës për votimin dhe formimin e Qeverisë së re të vendit.