Deputeti gjerman: Vizat t’u hiqen tani kosovarëve

17.02.2021

Sot Kosova feston 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ku më 17 shkurt 2008 në ora 15:39 u lexua deklarata e Pavarësisë. Në këtë ditë organizohen shum aktivitete duke filluar nga homazhet tek ata që kontribuan për Pavarësinë e Kosovës. Ndërsa raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer ka kërkuar […]

Deputeti gjerman: Vizat t’u hiqen tani kosovarëve Foto: Ilustrim

Sot Kosova feston 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ku më 17 shkurt 2008 në ora 15:39 u lexua deklarata e Pavarësisë.

Në këtë ditë organizohen shum aktivitete duke filluar nga homazhet tek ata që kontribuan për Pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer ka kërkuar në 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë që kosovarëve të iu liberalizohen sa më shpejtë vizat.

Në një shkrim në Facebook, Beyer ka cituar diplomatin gjerman, Wolfgan Ischinger që e ka pasur të njëjtën kërkesë.

Beyer ka thënë se pajtohet plotësisht me deklaratën e Ischinger.

Ai thotë se nuk duhet të ketë më justifikime të padrejta nga Bashkimi Evropian, e se liberalizimi duhet të ndodhë tani.

Siç ka thënë ambasadori prof.Wolfgang Ischinger: “Në rregull, ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i papërmbushur i BE-së – është në pyetje kredibiliteti i BE-së!”

Me këtë unë pajtohem plotësisht dhe e perforcoj duke thënë: Jo më justifikime të padrejta. Liberalizim të vizave tani!”, ka thënë ai.