COVID-19 në Kosovë, 6.933 raste aktive dhe 2.202 viktima

08.05.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premtë në Kosovë janë konfirmuar 170 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 4 viktima të moshave të ndryshme. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së premtë në Komunën e Suharekës është identifikuar një rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. […]

COVID-19 në Kosovë, 6.933 raste aktive dhe 2.202 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premtë në Kosovë janë konfirmuar 170 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 4 viktima të moshave të ndryshme.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së premtë në Komunën e Suharekës është identifikuar një rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

”Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Leposaviq 19 raste, Prizren 14 raste, Gjilan 12 raste, Ferizaj 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Gjakovë 9 raste, Klinë 7 raste, Pejë 7 raste, Podujevë 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Vushtrri 6 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Lipjan dhe Suharekë.” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Poashtu, të premtën janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.057 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.933.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste nga 549.286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.202 raste të vdekjes..