COVID-19, MAShTI: Shkollat duhet të mbyllen të fundit, kjo është arsyeja që u është lënë shkollave të vendosin vet

25.01.2022

Sipas këtyre masave të reja, ora policore [kufizimi i lëvizjes] fillon nga ora 22:00 deri në ora 05:00, ndërsa lokalet e gastronomisë lejohet të punojnë deri në ora 21:00. Kurse shumica e shkollave në vend fatmirësisht vazhdojnë të hapura, e disa shkolla kanë kaluar në skenarin C, në mësim online, si shkak i rritjes së […]

COVID-19, MAShTI: Shkollat duhet të mbyllen të fundit, kjo është arsyeja që u është lënë shkollave të vendosin vet

Sipas këtyre masave të reja, ora policore [kufizimi i lëvizjes] fillon nga ora 22:00 deri në ora 05:00, ndërsa lokalet e gastronomisë lejohet të punojnë deri në ora 21:00.

Kurse shumica e shkollave në vend fatmirësisht vazhdojnë të hapura, e disa shkolla kanë kaluar në skenarin C, në mësim online, si shkak i rritjes së numrit të infeksioneve me COVID-19 tek nxënësit dhe mësimdhënësit.

Nga 780 shkolla që janë në Kosovë, 27 prej tyre tashmë janë duke vijuar mësimin në skenarin C, në platformë online.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Dukagjin Pupovci, i cili ka theksuar se vendimet për kalim në mësim online i marrin task-forcat e shkollave, kjo varësisht nga gjendja epidemiologjike që paraqitet.

Po ashtu, zv.ministri Pupovci i ka hedhur poshtë aludimet se nxënësve në disa shkolla të vendit po u kërkohen testet për COVID-19.

Ai ka shtuar se si ministri nuk janë që t’i mbyllim shkollat të cilat nuk kanë raste të infeksionit, respektivisht gjykohet se rreziku nuk është i tillë që shkolla duhet të shkojë online.

“Ne i kemi 780 shkolla të evidentuara dhe nga të dhënat 27 prej tyre janë online, pra nuk është shumica e shkollave online[…]Kjo është çështje që i marrin vendimet e task-forcave të shkollave varësisht nga gjendja që e kanë, dhe sigurisht nëse e vlerësojnë se shkolla duhet të kalojë në online, atëherë ajo kalon online për një periudhë të caktuar. Por nuk jemi që t’i mbyllim edhe ato shkolla të cilat nuk kanë raste të infeksionit, respektivisht gjykohet se rreziku nuk është i tillë që shkolla duhet të shkojë online”, thotë Popovci.

Pupovci theksoi se shkollat duhet të jenë të fundit që do të mbyllen.

“Ne mendojmë se shkollat duhet të mbyllen të fundit dhe kjo është arsyeja që u është lënë shkollave të vendosin vet. Asnjë shkollë nuk është se e nxisim të punojë me prezencë fizike nëse nuk i ka kushtet për të punuar me prezencë fizike.

Nuk ekziston ndonjë rregull që u kërkon nxënësve të bëjnë teste çdo ditë, nuk ka askund në botë diçka të tillë prandaj nuk ka as në Kosovë dhe nëse në një të ardhme vlerësohet se rreziku për shëndetin publik është i tillë që shkollat duhet të mbyllen ose të shkojnë online atëherë me siguri do të veprohet ashtu, por për momentin një veprim i tillë nuk ekziston”, potencon ai.

Etiketat