Çmimet po rriten në mënyrë të pakontrolluar, buxheti të kalojë në fund të tetorit

21.10.2021

Pandemia COVID-19, si shumë popuj të shteteve të tjera të botës, edhe popullsinë e Kosovës e kishte prekur në ekonominë familjare si dhe të shtetit, ku pësoi rënie të konsiderueshme. Ndërsa, tashmë ka filluar të ketë rritje të çmimeve si të produkteve të ndryshme ushqimore, ashtu edhe të derivateve, e shumë të tjera. Ish-kryetar i […]

Çmimet po rriten në mënyrë të pakontrolluar, buxheti të kalojë në fund të tetorit

Pandemia COVID-19, si shumë popuj të shteteve të tjera të botës, edhe popullsinë e Kosovës e kishte prekur në ekonominë familjare si dhe të shtetit, ku pësoi rënie të konsiderueshme.

Ndërsa, tashmë ka filluar të ketë rritje të çmimeve si të produkteve të ndryshme ushqimore, ashtu edhe të derivateve, e shumë të tjera.

Ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se pandemia ka bërë që bota të ballafaqohet me krizë ekonomike duke mos e anashkaluar as Kosovën.

Sipas Gërxhaliut, në këtë krizë ekonomike ka ndikuar edhe ndërrimi i Qeverive, gjë që e ka vështirësuar situatën duke bërë që të ketë rritje të çmimeve të produkteve.

Sipas tij, Qeveria dhe niveli lokal duhet të adresojë buxhetet për vitin 2021, si cili duhet të kalojë në fund të tetorit.

“Si ekspert kemi paralajmëruar se pas pandemisë Covid-19 bota do të ballafaqohet me një krizë ekonomike dhe falë një globalizmi që është duke e dominuar botën dhe Kosova nuk mund të jetë e anashkaluar në këtë drejtim. Në Kosovë e kemi një kampanjë politike e cila po zgjat që nga fillimi i pandemisë. E them këtë bazuar në faktin që kemi pasur dy mandate të zgjedhjeve në nivel qendror, tri qeveri dhe kjo e vështirëson situatën në Kosovë. Është parë një rritje e çmimeve të produkteve strategjike”.

“Në rend të parë fitimi i bazuar në ekonominë dhe në interes dhe e dyta përdoren për qëllime politiko-strategjike për të arritur objektiva të caktuar. Bota është në një situatë më acaruese sa i përket raporteve me fuqi të mëdha dhe e tëra kjo godet që lënda e parë do të jetë shumë më e shtrenjtë”.

Ai sqaron shoqëria në Kosovës është e varur nga importi do ta ketë shumë më të vështirë, krejt kjo  ngase sipas tij, agjenda politike po dominon në vend.  

“Energjia dhe burimet energjetike do të jenë të përdorura për mekanizëm si projeksion dhe e tëra kjo do të ndikojë që edhe në Kosovë të kemi ngritje të çmimeve. Vet fakti që Kosova eksporton para të gatshme dhe është shoqëri e varur nga importi do ta ketë shumë më të vështirë dhe për vet faktin që agjenda politike po dominon në Kosovë dhe ekonomia po anashkalohet besoj qytetarët do ta kenë shumë më të vështirë”.

Në bazë të rritjes dy mujore, çmimet botërore të ushqimit në shtator arritën mesataren e tyre më të lartë mujore që nga tetori i vitit 2011.

Siç njofton Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara (FAO), Indeksi mujor i Çmimeve të Ushqimit ishte mesatarisht 130 pikë, duke u rritur me 1.5 pikë ose 1.2 për qind nga gushti i nxitur nga shtrëngimi i kushteve të furnizimit dhe kërkesa e fortë për produktet kryesore si gruri dhe vaji i palmës.

Etiketat