“40 mijë të papunë për dy vjet, pjesa dërmuese e kanë lëshuar Kosovën”

  • 13.10.2022
“40 mijë të papunë për dy vjet, pjesa dërmuese e kanë lëshuar Kosovën”

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu ka thënë se shqetësuese mbetet papunësia, duke theksuar se 40 mijë të papunë kanë qenë vetëm gjatë viteve 2020 dhe 2021.

Madje sipas tij, pjesa dërmuese e kanë lëshuar Kosovën. “… sa i përket punësimit dhe kemi pasur afër 40 mijë të papunë në vitin 2020-2021. Pjesa dërrmuese e kanë lëshuar Kosovën.

Në anën tjetër në vitin 2021 dy parë zgjedhje ku kemi pasur një grup të madh të angazhuar që janë evidentuar si të punësuar, por kanë qenë vetëm përkohësisht falë zgjedhjeve”, tha Gërxhaliu për EkonomiaOnline.


Ai ka sqaruar se në vitin 2021 Kosova ka importuar 540 milionë litra naftë, ndërsa në vitin 2022, 500 milionë litra naftë që nënkupton se -6% ka rënie në aspektin sasior.

“Në vitin 2021 Kosova ka importuar 540 milionë litra naftë dhe totali i paguar për atë import është 220 milionë euro. Në vitin 2022 Kosova ka importuar 500 milionë litra naftë dhe janë paguar 477 milionë euro që nënkupton -6% ka rënie në aspektin sasior mirëpo ka dyfishim të çmimit”.

“Prandaj besoj që ekspert të fushës dhe dua të besoj që na kabinetin qeveritar ka ekspertë tillë do ta shohim ku është dallimi i rritjes së të hyrave a ka të bëjë me performancë apo ka të bëjë me rritje të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Ajo çka është më shqetësuese është se pritet vetëm për aspektin financiar dhe në aspektin sasior kemi tkurrje dhe kjo duhet të jetë një vërejtje që mund t’i kushtojë Kosovës në të ardhmen”.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë