Çmimet e importit në Kosovë shënojnë ngritje 3.4 për qind

02.09.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e dytë (TM2) 2021. Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pati ngritie për 3.4% në TM2 2021, krahasuar me TM1 2021. Ngritjet më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te:  instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe […]

Çmimet e importit në Kosovë shënojnë ngritje 3.4 për qind Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e dytë (TM2) 2021.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pati ngritie për 3.4% në TM2 2021, krahasuar me TM1 2021. Ngritjet më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te:  instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (12.8%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (11.7%); vajrat ushqyese (10.0%); produktet minerale (8.1%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (6.4%); shtazët e gjalla, produktet e shtazëve (4.3%); druri dhe artikujt e tij (4.1%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (3.7%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.1%); produktet e industrive kimike (1.1 %); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.1%); mjetet e transportit  (0.1 %); dhe produktet bimore (0.6%).

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: letra dhe artikujt e saj  (-2.4%); lëkura dhe artikujt e saj (-1.0%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (-0.5%); këpucët

(-0.3%); dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.2%).

Çmimet e importit në Kosovë patën ngritje në një mesatare prej 7.7%. edhe ndërmjet TM2 2021 dhe TM2 2020. Ngritjet më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (22.6%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (19.3%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (14.6%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (14.4%); vajrat ushqyese (10.0%);  lëkura dhe artikujt e saj (8.3%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (6.2%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (6.1%); druri dhe artikujt e tij (4.7%); mjetet e transportit (4.5%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (3.0%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (3.0%); produktet e industrive kimike (2.2%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.4%); dhe produktet bimore (1.0%).

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektoreve te: tekstili dhe artikujt e tekstilit (-6.2%); letra dhe artikujt e saj (-5.1%); dhe këpucët (-1.9%).