Çka do të ndodhë sot?

09.07.2024

Ngjarjet e paralajmëruara për sot.

Çka do të ndodhë sot? Foto: Ilustrim

09:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

09:50

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, pas takimit mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

10:00

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës, protestojnë për shkak të pagave të ulëta. (Para Kuvendit të Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

10:00

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

10:00

Kryeshefi Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

10:00

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me nënkryetaren Jehona Lushaku-Sadriu dhe drejtorin e Transformimit, Ilir Murseli, vendosin gurthemelin e shkollës në lagjen “Kalabria”. (Afër ambulancës “Kirurgjia”, Kalabri)

10:00

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Llogaridhënia” (Problemet kushtetuese dhe ligjore të Projektligjit aktual).  (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Iniciativa për Progres (INPO) shpalos raportin e monitorimit të prokurimit nëpër ministri dhe Zyrën e Kryeministrit, me titull “Analiza e planifikimit të prokurimit: Ndryshimet e nevojshme dhe sfidat për autoritetet kontraktuese”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00

Lëvizja FOL do të prezantojë gjetjet e raporteve statistikore “Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit dhe të dhunës në familje gjatë vitit 2023”. (Zyrat e FOL, rr. “Andrea Gropa”)

11:00

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, mban dëgjim publik për Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)

11:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton propozim-amendamentet për Projektligjin për kripto-asetet; si dhe raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

11:00

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) publikon Raportin e Monitorimit të Qendrës NARIC – përgjegjëse për njohjen dhe verifikimin e diplomave brenda dhe jashtë Kosovës. (Zyrat e ORCA-s, rr. “Henric Baric”)

13:00

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, diskuton lidhur me dinamikën kohore të intervistimit të dëshmitarëve. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

14:00

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, harton listën e dëshmitarëve për intervistim në komision.