Ceremoni për nderimin e Kadaresë | Protokolli shtetëror që do ndiqet për përcjelljen e kolosit të letrave shqipe

01.07.2024

Sot mbylli sytë përgjithmonë shkrimtari shqiptar më i madh i të gjitha kohërave dhe një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të kohës në letërsinë botërore, Ismail Kadare.

Ceremoni për nderimin e Kadaresë | Protokolli shtetëror që do ndiqet për përcjelljen e kolosit të letrave shqipe Foto: Ilustrim

Fitues i disa çmimeve ndërkombëtare dhe pretendent edhe për çmimin më të lartë në letërsi, çmimin Nobel, u shua në moshën 88-vjecare.

Pritet që kolosi i madh i letrave shqipe të përcillet nesër në banesën e fundit përmes një protokolli shtetëror të bërë mes institucioneve shtetërore dhe familjes.

Botuesi i Ismail Kadaresë, shkrimtarit më të madh shqiptar që ndërroi jetë ditën e sotme, Bujar Hudhri, tregoi se si ishte gjendja e tij shëndetësore para se të vdiste.

“Ka qenë i dobët fizikisht, kishte dëshirë të dilte, dilte me vështirësi. Dilte te kafja e tij e preferuar, ku takonte njerëz nga më të ndryshëm. Ishte në Tiranë dhe kanë qenë orët e tij më të bukura në kafene duke biseduar dhe takuar njerëz”, tregoi ai.