Cameron në Prishtinë: Jemi këtu për t’ju përkrahur, ndihmuar dhe promovuar

04.01.2024

Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Cameron në një konferencë për media në Prishtinë tha se ndodhet në Prishtinë për të mbështetur, promovuar dhe ndihmuar shtetin e Kosovës në të gjitha mënyrat që mundet. Cameron të mërkurën mbrëma ka arritur në Prishtinë, ndërsa ka takuar kryeministrin Albin Kurti. Ai sot në […]

Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Cameron në një konferencë për media në Prishtinë tha se ndodhet në Prishtinë për të mbështetur, promovuar dhe ndihmuar shtetin e Kosovës në të gjitha mënyrat që mundet.

Cameron të mërkurën mbrëma ka arritur në Prishtinë, ndërsa ka takuar kryeministrin Albin Kurti.

Ai sot në orët e mëngjesit është takuar me minsitren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Cameron në një konferfencë të përbashkët tha se ndodhet këtu për të shprehur mbështetjen, ndihmën dhe promovimin nga Britania e Madhe.

“Ne folëm këtë mëngjes për sigurinë dhe rëndësinë e kontributin që mund të japim në këtë drejtim, duke pasur parasysh edhe rolin e madh që kemi në kuadër të KFOR-it….”, tha ai.