BOLL MA! Durimit tonë i ka ardhë fundi! Më 15 dhjetor gastronomët protestojnë para Qeverisë së Kosovës
- 08.12.2021
- 0 komente
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në bashkëpunim me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se më 15 dhjetor protestohet para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Jemi tu duru që 19 muaj duke i mbajtë mbyllë Klubet e Natës e Sallat e Dasmave, pa asnjë mbështetje. Kafiterive e restauranteve vetëm po ju keqësohen punët përditë me rritje enorme të çmimeve, me kujdes ndaj konsumit, dhe ulje të profitit.
Qeveria e Kosovës po na kufizon e po na mban mbyllë, pa na dhënë asnjë ndihmë. Na kanë burgosë e as bukë spo na japin. Po i thërrasim e spo na përgjigjen. Po i kërkojmë pak mëshirë, e të burgosur po na vrasin përditë.
Që 3 muaj jemi të shëruar e të vaksinuar, e kjo Qeveri po na mbajnë të izoluar. Po na shkatërrojnë ekonominë, e po na e rrisin varfërinë!
BOLL MA! Durimit tonë i ka ardhë fundi!Ju ftojmë ti bashkoheni zërit të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës dhe Odës së Hotelierisë e Turizmit të Kosovës, duke qenë pjesë e protestës sonë të madhe, për ti mbrojtur të drejtat tuaja dhe idealin tonë, për ta shpëtuar shëndetin tonë e mirëqenien tuaj!
Të mërkurën më 15 Dhjetor, në ora 13:00, të gjithë në sheshin “Skënderbeu”, para Qeverisë!” thuhet në njoftimin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.
Leave a Reply