Bizneset në krizë nga ndërprerjet e rrymës, kërkohet kompensim për dëmet

02.06.2026

Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike në Prishtinë dhe zona të tjera po shkaktojnë dëme të mëdha për bizneset, veçanërisht për sektorin e shërbimeve dhe prodhimit.

Bizneset në krizë nga ndërprerjet e rrymës, kërkohet kompensim për dëmet Foto: Ilustrim

Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë theksohet se mungesa e rrymës po ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e ndërmarrjeve, ndërsa deri tani nuk ka asnjë mekanizëm për kompensimin e humbjeve të shkaktuara.Sipas përfaqësuesve të biznesit, ndërprerjet shpesh ndodhin pa paralajmërim, duke detyruar bizneset të ndalin punën, të humbin prodhime dhe të përballen me kosto shtesë, sidomos për përdorimin e gjeneratorëve.

Nga Dhoma e Tregtisë kërkohet rritje e transparencës në menaxhimin e sistemit energjetik, liberalizim i tregut dhe auditim i pavarur i investimeve në sektorin e energjisë.Po ashtu, kritikohet mungesa e koordinimit mes institucioneve përgjegjëse si KEDS dhe KOSTT, që sipas biznesit po e rëndon edhe më shumë situatën.

Bizneset paralajmërojnë se, nëse situata vazhdon, humbjet ekonomike do të rriten edhe më tej, ndërsa kërkohet përgjegjësi institucionale dhe zgjidhje e qëndrueshme për furnizim të pandërprerë me energji elektrike.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More