Bilanci i COVID-19 në Kosovë, 2.987 raste aktive dhe mbi 2.200 të vdekur

28.05.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 23 raste pozitive me COVID-19. Gjithashtu, brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Ferizaj 1 rast (63 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 107.336 raste […]

Bilanci i COVID-19 në Kosovë, 2.987 raste aktive dhe mbi 2.200 të vdekur Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 23 raste pozitive me COVID-19.

Gjithashtu, brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Ferizaj 1 rast (63 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.336 raste nga 602.319 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.107 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.987.