Bie paga mesatare në Kosovë, qeveritë lanë në ”baltë” sektorin privat

14.08.2021

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me COVID-19 në Kosovë, ku si pasojë e pandemisë, shumë qytetarë humbën vendin e tyre të punës kështu duke u thelluar edhe më shumë kriza ekonomike. Gjatë vitit 2020, sektori privat ishte pothuajse e mbyllur për disa muaj, gjë […]

Bie paga mesatare në Kosovë, qeveritë lanë në ”baltë” sektorin privat Foto: SuharekaOnline

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me COVID-19 në Kosovë, ku si pasojë e pandemisë, shumë qytetarë humbën vendin e tyre të punës kështu duke u thelluar edhe më shumë kriza ekonomike.

Gjatë vitit 2020, sektori privat ishte pothuajse e mbyllur për disa muaj, gjë që ka bërë që paga mesatare gjatë vitit të kaluar të pësojë rënie.

Pavarësisht se qeveriët e kaluara kishin marrur disa masa për rimëkëmbje ekonomike, por përsëri ishte e pamundur që sektorit privat të ruajë vendet e punës si dhe pagat e njëjta.

Njohës të ekonomisë kanë apeluar qeverinë që të punojnë vazhdimisht deri sa të dërgojë drejt eliminimit të dallimeve mes dy sektorëve.

Paga mesatare bruto në sektorin privat në 2019 ishte 411 euro, ndërsa gjatë vitit 2020 kjo pagë pësoi rënie në 380 euro.

Pra, sipas Agjencisë së Statistikave në Kosovës (ASK), paga mesatare kishte një rënie prej 31 euro.

Kurse, sa i përket pagës mesatare neto, në vitin 2019 ishte 372 euro, ndërsa gjatë vitit 2020 kjo pagë pësoi rënie në 342 euro, pra një rënie prej 30 eurosh.

Por, kur ndalemi te sektori privat është diçka më ndryshe, paga mesatare bruto në këtë sektor në vitin 2019 ishte 584 euro, ndërsa në vitin 2020 kjo pagë shënoi rritje në 624 euro, pra një rritje prej 44 eurosh.

Ndërsa, paga mesatare neto në sektor publike në vitin 2019 ishte 519 euro, e në vitin 2020 kjo pagë u rrit në 552 euro, pra një rritje prej 33 eurosh.

E gjithë kjo rritje në sektorin publik, sipas ASK-së ka ardhur për arsye të përfitimit të shtesave në sektorët specifikë.

Skënder Krasniqi, kryetar i bordit të Odës së Afarizimit të Kosovës, ka thënë se si odë e kanë këshilluar Qeverinë për reagim në mbështetje të bizneseve të sektorit privat, kjo pasi që ishte e pamundur që bizneset e këtij sektorit të mbajnë numrin e njëjtë të punëtorëve dhe me paga të njëjta.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, thotë për KosovaPress, se sektori privat ka vuajtur pasojat e pandemisë gjatë tërë vitit të kaluar.

Ai thekson se ka pasur një ndikim edhe në sektorin publik me një jostabilitet të të hyrave buxhetore, por që kjo nuk i ka ndikuar as pagat dhe as vendet e punës në këtë sektor.