Bie në 138 numri i pacientëve në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 9 në Prizren
Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat e QKUK-se dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 138 pacientë nga COVID-19. Prej tyre, 57 janë të konfirmuar me COVID-19, 3 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 99 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 86 pacientë: […]
Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat e QKUK-se dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 138 pacientë nga COVID-19.
Prej tyre, 57 janë të konfirmuar me COVID-19, 3 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 99 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 86 pacientë: 1 pacientë janë në gjendje të rënduar, 26 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 71 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 23 pacientë, 1 është në gjendje të rëndë, Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 1 pacient.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 52 pacientë: 31 të konfirmuar pozitivë, 28 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rëndë.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 9 pacientë, Spitali i Gjakovës, 7 pacientë, Spitali i Pejës, 17 pacientë, Spitali i Gjilanit, 9 pacientë, Spitali i Ferizajt, 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë.