Berisha: Kujtim Shala ka vendosur të mos jetë në garë për kryetar të LDK-së

01.03.2021

I ftuar në RTV Dukagjini ish-këshilltari i Avdullah Hotit, Visar Berisha ka thënë se është me rëndësi që në LDK të vijë një grup që ka projekt të ri për partinë. Tutje Berisha ka shtuar se për LDK-në shumë më me rëndësi është projekti se emrat që do ta drejtojnë partinë. Ndër tjera Berisha ka […]

Berisha: Kujtim Shala ka vendosur të mos jetë në garë për kryetar të LDK-së Foto: Ilustrim

I ftuar në RTV Dukagjini ish-këshilltari i Avdullah Hotit, Visar Berisha ka thënë se është me rëndësi që në LDK të vijë një grup që ka projekt të ri për partinë.

Tutje Berisha ka shtuar se për LDK-në shumë më me rëndësi është projekti se emrat që do ta drejtojnë partinë.

Ndër tjera Berisha ka folur edhe për figurën e Kujtim Shalës, emri i të cilit është përfolur si kandidat për kryetar të LDK-së.

“Sa e di unë Kujtim Shala nuk do të jetë njëri nga kandidatët për kryetar të LDK-së. Kështu ka vendosur ai vetë”.

Berisha ka thënë se barra nuk duhet të bie vetëm mbi kryetarin e LDK-së por në një grup.

Kanë mbetur fiks dy javë deri në mbajtjen Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ku pritet që delegatët të zgjedhin kryetarin e ri të kësaj partie e deri më tani publikisht kandidaturën e tyre për të parin e kësaj partie e kanë shpallur Anton Quni dhe Melihate Tërmkolli.