Bedri Hamza: Qytetarët meritojnë zhvillim dhe shpresë, koha për ndryshim është tani
Kandidati i Bedri Hamza ka kritikuar qeverinë aktuale për mungesë rezultatesh dhe përballje me kriza të vazhdueshme, duke thënë se qytetarët po përballen me vështirësi ekonomike dhe çmime të larta.
Foto: Ilustrim
Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka deklaruar se qeverisjet e kaluara e kanë dorëzuar Kosovën me shtet të pavarur, institucione stabile, autostrada moderne dhe partneritete të fuqishme me aleatët ndërkombëtarë.
Ai ka theksuar se gjatë viteve janë ndërtuar Policia dhe Ushtria e Kosovës, të cilat sipas tij sot janë shembull në rajon.“Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë vetëm një përgjigje nga qeveria aktuale: çfarë keni bërë ju për Kosovën?”, ka shkruar Hamza.
Sipas tij, Kosova nuk mund të ecë përpara vetëm me fajësime dhe arsyetime, derisa shumë familje po e kanë të vështirë ta përballojnë jetesën nga muaji në muaj.
Në fund të reagimit, Hamza ka thënë se qytetarët meritojnë rezultate, zhvillim dhe shpresë, duke shtuar se “koha për ndryshim është tani”.
