Baraliu: Nëse skadon afati, vendi shkon automatikisht në zgjedhje të reja
Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, ka deklaruar se nëse kalon afati i përcaktuar për proceset aktuale politike, Kosova do të shkojë automatikisht në zgjedhje të reja, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Foto: Ilustrim
Ai ka sqaruar se një zhvillim ndryshe mund të ndodhë vetëm nëse paraqitet një rast i ri në Gjykatën Kushtetuese, e cila mund të vendosë për një afat tjetër.
Megjithatë, sipas tij, një skenar i tillë mbetet i pasigurt.Baraliu theksoi se Gjykata Kushtetuese shqyrton përmbajtjen e çdo kërkese dhe nuk vepron në mënyrë automatike ndaj tyre.
Sipas tij, opsioni më i mundshëm mbetet organizimi i zgjedhjeve të reja dhe jo shtyrja e procesit aktual.
