Ballkani vlon nga vala e katërt, Kosova e “paprekshme” nga COVID-19

07.11.2021

Në fillim të pandemisë, Spanja ishte në një pozitë shumë të keqe. Ndërkohë, ky shtet tanimë është zhvilluar në një vend model. Në anën tjetër infeksionet e reja në Austri po arrijnë nivele rekorde dhe incidenca po rritet (560.1 raste për 100,000 banorë – që nga 6 nëntori 2021), Spanja raporton vlera konstante nën 30. […]

Ballkani vlon nga vala e katërt, Kosova e “paprekshme” nga COVID-19

Në fillim të pandemisë, Spanja ishte në një pozitë shumë të keqe. Ndërkohë, ky shtet tanimë është zhvilluar në një vend model. Në anën tjetër infeksionet e reja në Austri po arrijnë nivele rekorde dhe incidenca po rritet (560.1 raste për 100,000 banorë – që nga 6 nëntori 2021), Spanja raporton vlera konstante nën 30. Vendi në Gadishullin Iberik ka incidencën e dytë më të ulët në Evropë. Autoritetet raportuan së fundmi 26.7 raste në shtatë ditët e fundit për 100,000 banorë.

Vetëm të shtunën në Gjermani janë shënuar mbi 23 mijë raste të reja, 2313 në Slloveni. Këtë javë, 13,983 raste të reja të Covid-19 u raportuan në Zvicër, 35% më shumë nga 10,386 të regjistruara një javë më parë. Në bazë mesatare lëvizëse 7-ditore, numri i rasteve të reja ditore ishte 1,998.

Vetëm Kosova aktualisht ka më pak raste me një incidencë prej 7.2.

Profesionistët mjekësorë: Shkalla shumë e lartë e vaksinimit meritore për numrin e vogël të rasteve

Kreu i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në spitalin Virgen de la Macarena në Sevilje, Jesús Rodríguez Baño, meritat për suksesin ia lë shkallës së lartë të vaksinimit në Spanjë. Sipas tij nuk është ende e qartë se sa sisteme imunitare nevojiten në të vërtetë për imunitetin e tufës, por i vetmi shpjegim i besueshëm për zhvillimin aktual në Spanjë është “shkalla shumë e lartë e vaksinimit”, shpjegon doktori në revistën e specializuar “Lancet”.

LEXO EDHE:  Stuhia "Bora" godet Ballkanin, valë e re me shi e borë në Kosovë

Ballkani vlon nga rastet e reja

Situatë e ashpër po mbizotëron në shtetet Ballkanike, sidomos në Maqedoni, ku gjatë 24 orëve janë shënuar 454 raste të reja dhe 14 viktima. Në Shqipëri shifrat e rasteve pozitive janë edhe më të larta, ku sipas raportimeve të sotme nga 2659 mostra, 568 kanë rezultuar pozitive dhe janë shënuar 5 raste të vdekjes nga COVID-19.

Situatë pothuajse të ngjashme me Shqipërinë ka edhe Mali i Zi ku vetëm sot janë raportuar tre të vdekur dhe 552 raste të reja. Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3,900 raste të reja dhe 69 të vdekur.

Sipas të dhënave zyrtare në nivel rajonal aktualisht vetëm Kosova qëndron më mirë për nga numri i rasteve të reja, ku vetëm gjatë 24 orëve janë identifikuar 19 raste pozitive, ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 740,021.

Etiketat