Bali Muharremaj: Takim për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në Suharekë
14.01.2026
Sot, Bali Muharremaj ka zhvilluar një takim me anëtarët e komisionit qeveritar për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera.
Gjatë takimit u diskutua situata e krijuar nga reshjet e fundit dhe vërshimet në Komunën e Suharekës, si dhe veprimet e ndërmarra nga komuna, përfshirë aktivizimin e komisionit komunal dhe të ekipit mbështetës për regjistrimin dhe vlerësimin profesional të dëmeve në terren.
Vizitat në teren janë zhvilluar, dhe të gjitha kërkesat e qytetarëve do të shqyrtohen me kujdes.
