Avokati i Popullit: ZRrE shkeli të drejtat e qytetarëve, Qeveria të kompensoj pagesat e rritura të rrymës

14.04.2022

Po ashtu, avokati i Popullit ka thënë se nëse Gjykata e anulon vendimin e ZRrE-së për shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike, atëherë qytetarët duhet që të rimbursohen për muajt që kanë paguar tarifat e larta për rrymën. “Vendimi i Gjykatës për energjinë mund të them se ka qenë vendim i pritur nga ana jonë. […]

Avokati i Popullit: ZRrE shkeli të drejtat e qytetarëve, Qeveria të kompensoj pagesat e rritura të rrymës Foto: Ilustrim

Po ashtu, avokati i Popullit ka thënë se nëse Gjykata e anulon vendimin e ZRrE-së për shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike, atëherë qytetarët duhet që të rimbursohen për muajt që kanë paguar tarifat e larta për rrymën.

“Vendimi i Gjykatës për energjinë mund të them se ka qenë vendim i pritur nga ana jonë. Prej momentit kur ZRrE-ja ka marrë vendimin në fjalë, ne kemi filluar një hulumtim të mirëfilltë të krejt aspekteve që lidhen me cenimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të Kosovës me anë të këtij vendimi, dhe besoj që javën tjetër do të dalim me një opinion që do të jetë qëndrim zyrtar i Avokatit të Popullit me gjetjet që kemi gjetur gjatë këtij hulumtimim dhe me konstatime dhe rekomandime se si duhet ta kalojmë këtë situatë”, ka thënë Qelaj.

Gjithashtu Qelaj ka dhënë disa sqarime se në shikim të parë vendimi duket të ketë probleme të natyrës së barazisë së qytetarëve para ligjit sepse vetë vendosja e bllok-tarifave për neve paraqet një shqetësim.

Avokati i Popullit ka sqaruar se në shikim të parë vendimi duket të ketë probleme të natyrës së barazisë së qytetarëve para ligjit sepse vetë vendosja e bllok-tarifave për neve paraqet një shqetësim, ngase askund nuk e kemi parë të rregulluar me legjislacion të qartë se është rregulluar kjo e drejtë e ZRrE-së në këtë rast me vendosë një tarifë të tillë, edhe përkundër faktit se një gjë e tillë ka ekzistuar, mesa duket edhe atëherë ka qenë mungesë të bazës ligjore.

“Ne e kemi trajtuar nga aspekti i diskriminimit dhe përballueshmërisë së çmimit të rritur të energjisë, përballë gjendjes sociale që ndodhen qytetarët e Kosovës, dhe për krejt këto, sqarimet do t’i keni në raport shumë shpejt. Ne kemi bërë një analizë krahasimore edhe me vendet e tjera si është e rrregulluar kjo çështje. Kemi analizuar me shumë kujdes çdo kategori të tarifave të përcaktuara në këtë vendim, kemi parë se ka probleme tjera që ndërlidhen me tarifat për shfrytëzuesit e energjisë elektrike pa njehësorë që për neve paraqet një shqetësim, dhe njëfarë mënyre legjitimon veprimet e kundërligjshme për qytetarët që në forma abuzive shfrytëzojnë energjinë elektrike”, ka thënë ai për Nacionale.

“Është në trajtim jo të barabartë me pjesën tjetër të qytetarëve që ballafaqohen me ligjin, me akuza për vepra penale kur hasen duke shfrytëzuar energjinë elektrike pa njehësorë”, shtoi Qelaj.

Më tej, avokati i popullit ka thënë se megjithëse nëse anulohet përfundimisht vendimi dhe konsiderohet i kundërligjshëm, pa dyshim se duhet me i kompensu qytetarët për këtë periudhë sa janë faturu me tarifa të reja.