Autobusi me mërgimtarë nga Kosova rrotullohet në Serbi
Në një fotografi shihet autobusi i një kompanie turistike kosovare që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes nuk ka viktima por vetëm të lënduar. “Po e vërtetë një autobus i yni ka dalë nga rruga, mirëpo për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm tetë udhëtarë kanë marrë […]
Në një fotografi shihet autobusi i një kompanie turistike kosovare që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes nuk ka viktima por vetëm të lënduar.
“Po e vërtetë një autobus i yni ka dalë nga rruga, mirëpo për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm tetë udhëtarë kanë marrë gërvishje të lehta”, deklaroi pronari i kompanisë së autobusit të aksidentuar për Telegrafin.
Autobusi kosovar dyshohet se ka rrëshqitur për shkak të rrugës me ngrica.
Të lënduarit po transportohen në spitalin e Krushevcit.
Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova.
