LVV
PDK
LDK
AAK

ATK feston 25 vjetorin me suksese të shumta dhe mbështetje ndërkombëtare

para 26 dite

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) shënoi 25 vjetorin e themelimit të saj me një ceremoni të veçantë, ku u vlerësuan arritjet e shumta të këtij institucioni gjatë gjithë kësaj periudhe.

ATK feston 25 vjetorin me suksese të shumta dhe mbështetje ndërkombëtare

Në fjalimin e tij, drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, theksoi se gjatë këtyre 25 viteve institucioni ka mbledhur mbi 11 miliardë euro tatime, duke kontribuuar në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin ekonomik të vendit. Ai përmendi digjitalizimin e shërbimeve, vlerësimet pozitive ndërkombëtare dhe angazhimin e përmirësuar me komunitetin e bizneseve si disa nga arritjet më të rëndësishme.

“Rrugëtimi ynë ka qenë i gjatë dhe i vështirë, por falë përkushtimit të të gjithë stafit, kemi arritur rezultate të dukshme. ATK ka evoluar nga një institucion i vogël me 30 punëtorë në një agjenci moderne me mbi 700 punëtorë”, u shpreh Murtezaj.

Në ceremoninë e organizuar morën pjesë përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, USAID, si dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme. Të gjithë ata e vlerësuan lart punën e ATK-së dhe theksuan rëndësinë e saj për zhvillimin e Kosovës.

Sebastian Sosa, përfaqësues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, e cilësoi ATK-në si një institucion krucial për zhvillimin e vendit, ndërsa Eileen Devitt, përfaqësuese nga Ambasada e Amerikës në Kosovë, e uroi ATK-në për arritjet e mëtejshme.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, theksoi se ATK ka ndërtuar besimin e qytetarëve dhe bizneseve duke përmirësuar grumbullimin e të hyrave. Ndërsa, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, riafirmoi angazhimin e vendit të tij për të vazhduar mbështetjen ndaj ATK-së.

Etiketat

Ofertat e fundit