Asnjë i vdekur dhe 2 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë i vdekur dhe 2 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Çlirim Gashi

21.06.2021 / Lajme

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,328 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 2 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107,655 raste dhe 2,252 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komuna e Gjilanit (2).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 14 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105.241.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prizren (4), Rahovec (3), Pejë (3), Gjakovë (2), Fushë Kosovë (1) dhe Podujevë (1).

LEXO EDHE:  Një rast i ri me COVID-19 në Suharekë, 92 në tërë Kosovën

Në total numri i rasteve aktive është 162./SuharekaOnline/

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit