Asambletë Komunale të Fëmijëve kërkon kalimin në mësim online, skenarin C

22.01.2022

Një proces mësimor në të cilin mungojnë mësimdhënësit zëvendësues të atyre që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, është proces tejet i mangët dhe i keqmenaxhuar. Pasojat janë të mëdha për të gjitha palët e më së shumti për nxënësit të cilët janë të sëmurë me këtë virus por edhe për ata të cilët obligohen të […]

Asambletë Komunale të Fëmijëve kërkon kalimin në mësim online, skenarin C

Një proces mësimor në të cilin mungojnë mësimdhënësit zëvendësues të atyre që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, është proces tejet i mangët dhe i keqmenaxhuar.

Pasojat janë të mëdha për të gjitha palët e më së shumti për nxënësit të cilët janë të sëmurë me këtë virus por edhe për ata të cilët obligohen të izolohen për shkak se familjarët e tyre kanë rezultuar pozitiv. Këtyre nxënësve u mohohet e drejta për arsim, për faktin se nuk iu ofrohet mësimi online/në distancë gjatë kohës sa janë të izoluar.

Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë obligime ligjore që të sigurojnë shëndet, mirëqenie dhe arsim cilësor. Rrjedhimisht, dështimi i tyre për t’u ofruar nxënësve arsim cilësor në kushte pandemie nuk paraqet vetëm shkelje ligjore, por edhe shkelje të detyrimit të shtetit që fëmijëve t’u sigurojë të drejtën në arsim dhe mirëqenie.

Shkollave të Kosovës gjithashtu u mungojnë testet antigjen me ndihmën e të cilave bëhet detektimi më i shpejtë i rasteve pozitive me COVID-19 dhe procedohet tutje. Shpërndarja e testeve nëpër shkolla nuk është e drejtë dhe sasia e cila shpërndahet është e vogël për të mos thënë e paktë.

Grupi ROR dhe Asambletë Komunale të Fëmijëve të Kosovës edhe një herë u bëjnë thirrje urgjente të gjitha institucioneve arsimore kompetente duke filluar nga menaxhmenti shkollor dhe taskforcat anti- COVID në nivel shkolle për evidentimin e saktë të rasteve pozitive dhe për ndërmarrjen sa më të shpejtë të masave të duhura.

Masë të duhur konsiderojmë kalimin e procesit mësimor nga skenari A në skenarin C edhe pse praktikat e mëhershme na kanë dëshmuar se mësimi online nuk është efektiv, por kjo duhet të ndodhë në mënyrë që shëndeti i nxënësve të jetë i sigurt. Apelojmë te institucionet relevante që në qoftë se procesi mësimor kthehet nga skenari A në skenarin C, mësimi në distancë të jetë cilësor dhe gjithpërfshirës në mënyrë që të mos hasim në pengesa siç na kanë ndodhur në të kaluarën.

Etiketat