Arrestohet një person për falsifikim dokumentesh në Fushë-Kosovë, i konfiskohen vula dhe dokumente zyrtare

para 31 dite

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Fushë-Kosovë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale falsifikim i dokumenteve.

Arrestohet një person për falsifikim dokumentesh në Fushë-Kosovë, i konfiskohen vula dhe dokumente zyrtare

Sipas raportit zyrtar të Policisë, ndaj të dyshuarit, shtetas kosovar, është realizuar një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij, ku janë gjetur dhe konfiskuar prova materiale, përfshirë pesë vula të institucioneve të ndryshme, si dhe dokumente të ndryshme si akte noteriale, diploma dhe kontrata-marrëveshje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve. Gjatë bastisjes janë konfiskuar pesë vula të institucioneve të ndryshme dhe dokumente të ndryshme si akte noteriale, diploma dhe kontrata-marrëveshje,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa hetimet në lidhje me rastin po vazhdojnë për të zbuluar nëse janë të përfshirë edhe persona të tjerë apo nëse dokumentet e falsifikuara janë përdorur për ndonjë përfitim material.

Policia ka theksuar se lufta kundër falsifikimit të dokumenteve mbetet një ndër prioritetet e saj dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët në raportimin e rasteve të ngjashme.

Etiketat

Ofertat e fundit