Arrestimi i kosovarit në Serbi, MPJ-ja lajmëron shtetet e QUINT-it

12.10.2024

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar shtetet e QUINT-it për arrestimin e shtetasit M.I. në vendkalimin kufitar Serbi-Hungari, në Horgosh.

Arrestimi i kosovarit në Serbi, MPJ-ja lajmëron shtetet e QUINT-it

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se ndaj të arrestuarit nën akuzat për gjoja krime lufte më 1999 organet policore në Serbi i kanë caktuar masën e arrestit prej 48 orësh, ndërsa pas kësaj thuhet se do t’i dorëzohet Prokurorisë Prokurorisë së Lartë për Krime të Luftës së Beogradit për procedura të mëtejme.

MPJ-ja ka thënë se po sot në mëngjes një polic i Kosovës është marrë në pyetje në pikëkalimin në Merdar teksa po udhëtonte drejt Gjermanisë. Polici është liruar pas disa orësh ndalimi.

“Lidhur me këto raste Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka reaguar menjëherë duke i dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për të konfirmuar vërtetësinë e rastit të arrestimit dhe për të siguruar informacionet relevante, përfshirë identitetin e plotë të personit të arrestuar, rrethanat e arrestit dhe lokacionin aktual ku ai po mbahet. Për këtë çështje janë njoftuar edhe misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Serbi, si dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi. Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Kosovë dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

Etiketat