Ardhja e bashkatdhetarëve, kolona deri në 300 metra në hyrje të Merdares

21.07.2022

Ndonëse rrugë e gjatë dhe e mundimshme, shumë prej mërgimtarëve po presin edhe në kolona në pikat kufitare kryesisht në ato me Serbinë. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar çdo herë publikon raportin për kolonat e pritjet në hyrje dhe dalje nëpër pikat kufitare të Kosovës, ku sipas këtij raporti në orët e para të mëngjesit […]

Ardhja e bashkatdhetarëve, kolona deri në 300 metra në hyrje të Merdares Foto: Ilustrim

Ndonëse rrugë e gjatë dhe e mundimshme, shumë prej mërgimtarëve po presin edhe në kolona në pikat kufitare kryesisht në ato me Serbinë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar çdo herë publikon raportin për kolonat e pritjet në hyrje dhe dalje nëpër pikat kufitare të Kosovës, ku sipas këtij raporti në orët e para të mëngjesit të së enjtes ka kolona thuajse në të gjitha pikat kufitare me Serbinë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet më të gjata janë evidentuar në vendkalimin kufitar në Merdare, ku në hyrje përmes kësaj pike, bashkatdhetarët tanë po presin rreth 40 minuta, kurse kolona e automjeteve në hyrje thuhet se është deri në 300 metra, kurse ajo në dalje deri në 150.

Po ashtu, kolona të gjata ka edhe në hyrje të pikës kufitare te Dheu i Bardhë, por pritjet në këtë vendkalim kufitar janë më të vogla, diku deri në rreth 30 minuta.

Ndërsa, në pikat kufitare tjera të Kosovës me vendet e tjera fqinje, nuk raportohet për pritje e kolona të gjata.