Arbërie Nagavci: Vaksinimi i mësimdhënësve do të jetë prioritet

07.05.2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka zhvilluar një takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA) ku si temë kryesore kanë qenë proceset dhe aktivitetet e rëndësishme në arsim e që për objektiv kanë mbylljen me sukses të këtij viti shkollor. Në këtë takim, ministrja Arbërie Nagavci i ka falënderuar drejtorët […]

Arbërie Nagavci: Vaksinimi i mësimdhënësve do të jetë prioritet Foto: Ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka zhvilluar një takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA) ku si temë kryesore kanë qenë proceset dhe aktivitetet e rëndësishme në arsim e që për objektiv kanë mbylljen me sukses të këtij viti shkollor.

Në këtë takim, ministrja Arbërie Nagavci i ka falënderuar drejtorët e DKA-ve i ka falënderuar drejtorët dhe mësimdhënësit në gjithë Kosovën që i janë përgjigjur kërkesës së Ministrisë për të organizuar mësimin plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë.

Gjithashtu, është biseduar edhe rreth përgatitjeve që po bëhen për mbajtjen e Testit të Arritshmërisë, Testit të Maturës, si dhe vlerësimeve ndërkombëtare si PISA dhe PIRLS. Ministrja ka kërkuar mobilizim të plotë në mbarëvajtjen e testeve në mënyrë që rezultatet të jenë sa më reale.

Drejtorët komunalë të arsimit ngritën disa shqetësime si paditë e mësimdhënësve në gjykata për çështjen e shujtave për shkak të kontratës kolektive, mungesën e stafit në shkolla, derisa kërkuan edhe që të jetë prioritet vaksinimi i mësimdhënësve.

Ministrja tha se vaksinimi i mësimdhënësve do të jetë prioritet por do të shihet mundësia që të ju jepet përparësi mësimdhënësve që vuajnë nga sëmundje të rënda dhe ata që janë në moshë të shtyer.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More