Apeli anulon vendimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e tarifave të rrymës
Në akvendimin e Gjykatës së Apelit është theksuar se ankesa e ZRrE-së është refuzuar si e pabazuar. “Refuzohet si e pabazuar ankesa e të paditurës –kundërpropozueses ZRrE, e datës 26.04.2022, ndërsa Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti për Çështje Administrative i datës 08.04.2022, vërtetohet”, thuhet në vendimin e Apelit. I gjithë ky proces në […]
Në akvendimin e Gjykatës së Apelit është theksuar se ankesa e ZRrE-së është refuzuar si e pabazuar.
“Refuzohet si e pabazuar ankesa e të paditurës –kundërpropozueses ZRrE, e datës 26.04.2022, ndërsa Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti për Çështje Administrative i datës 08.04.2022, vërtetohet”, thuhet në vendimin e Apelit.
I gjithë ky proces në Gjykatë kishte nisur nga ngritja e padisë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me arsyetimin se shtrenjtimi i rrymës dëmton qytetarët e vendit.
Ndërsa më 8 prill të këtij viti Gjykata Themelore në Prishtinë kishte aprovuar si të bazuar propozimin e paditëses/propozueses PDK-ja dhe kështu kishte pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike.
Ndryshe, ZRrE-ja më 9 shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike, ku kishin thënë se do të jenë të vlefshme deri më 31 mars, 2023.
Me këto tarifa, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovatë rrymë në muaj, paguajnë më shtrenjtë.