Ambasadorja Ziv: Nuk ka kërcënim për Ambasadën e Kosovës në Jerusalem

para 31 dite

Izraeli ka ndërmarrë një operacion ushtarak ajror ndaj Iranit, me qëllim neutralizimin e potencialit bërthamor të Teheranit, në një përshkallëzim të ri të tensioneve mes dy vendeve që ka vënë në alarm rajonin dhe komunitetin ndërkombëtar.

Ambasadorja Ziv: Nuk ka kërcënim për Ambasadën e Kosovës në Jerusalem

Në këtë kontekst, është ngritur edhe shqetësimi për sigurinë e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, një nga vendet e pakta që ka hapur seli diplomatike në këtë qytet të kontestuar.

E pyetur nga Klan Kosova për këtë çështje, Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, ka deklaruar se nuk ekziston ndonjë kërcënim i drejtpërdrejtë për Ambasadën e Kosovës në Jerusalem.

“Nuk shoh ndonjë kërcënim specifik për Ambasadën e Kosovës në Jerusalem. Ambasada është e mbrojtur së bashku me të gjitha zyrat e Qeverisë Izraelite, Ambasadën Amerikane dhe Ambasadat e tjera sipas të njëjtave standarde dhe mbrojtje,” u shpreh ambasadorja Ziv.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se ka komunikuar me qytetarë të Kosovës që jetojnë në Izrael, të cilët – sipas saj – nuk kanë në plan të largohen përkundër situatës së tensionuar.

“Kam folur me një numër qytetarësh kosovarë që banojnë në Izrael dhe të gjithë më thanë se planifikojnë të qëndrojnë në Izrael”, tha Ziv.

Megjithatë, ajo konfirmoi se për ata që kërkojnë të largohen, Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e angazhuar t’i ndihmojë me informacione dhe asistencë të nevojshme.

Etiketat

Ofertat e fundit