Ambasadori gjerman: Votuesit dhanë mandat të fortë për ndryshim

19.02.2021

Zgjedhjet parlamentare të Kosovës tashmë kanë përfunduar dhe se sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje është e para dhe prin me 47.85% të votave të rregullta duke mos i përfshirë votat me kusht dhe ato të diasporës. Ndërsa Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka biseduar me ushtruesen e detyrës së presidentes së […]

Ambasadori gjerman: Votuesit dhanë mandat të fortë për ndryshim

Zgjedhjet parlamentare të Kosovës tashmë kanë përfunduar dhe se sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje është e para dhe prin me 47.85% të votave të rregullta duke mos i përfshirë votat me kusht dhe ato të diasporës.

Ndërsa Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka biseduar me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai në rrjetin social Twitter ka thënë se me Osmanin ka folur për zgjedhjen e Qeverisë së re dhe atë të presidentit.

“Urova Vjosa Osmanin për zgjedhjet e suksesshme. Votuesit kanë dhënë një mandat të fortë për ndryshim.

LEXO EDHE:  Presidentja Osmani ndan urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” ambasadorit Jeffrey Hovenier

Diskutuam për formimin e Qeverisë, zgjedhjen e presidentit dhe prioritetet e tjera, përfshirë rendin dhe ligjin, luftimin e korrupsionit dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Të dytë theksuam bashkëpunimin Kosovë-Gjermani”, shkroi ambasadori Rohde në Twitter.

Etiketat